Free Web Hosting Provider - Web Hosting - E-commerce - High Speed Internet - Free Web Page
Search the Web


English                                  


RUBRIKAT

Malesia
Chat
VoiceChat
Muzike-Live
Muzike
Humor
Galeria 
Reklame
Download
Nickserv
Operatoret 
MalesiaMirc
Letrat nga ju
Monella
Horoskopi
Kontakt
WebMaster


MEDIE

Kosovapress
Albanian Daily
Koha Jone
Revista Klan
Zeri i Popullit
Radio21
RTP
KCC
Montenegro
XXL
CNN
NY Times
USA Today
Washingtonp.
Time
Focus
Le Monde
C. della Sera
Reuters
El Pais
ATSH
Radio Tirana
R.Deutche W.
Radio BBC
R. Zeri i Amer.
Koha Ditore
RilindjaDemok.
Radio Kontakt
TV Shijak
Gazeta Republ.
Balli i Kombit
Zeri i Kosoves


SPORT

FIFA
UEFA
ESPN
NBA
FIBA
Euroleague
CBS
SportsCentral
Formula-1



MUZIKE

MTV
EuroMTV
Music.com
FranceMusic
MusicSearch
IntTV
Mp3


_____________________________________________________________

 

Shqipėria fiton ndeshjen e ashpėr me kritikėt e saj nė Europė

Leverkuzen-Gjermani:  Gjermani - Shqiperi 2:1

Shqipėria ka fituar dje mrekullisht ndeshjen e ashpėr me 
 kritikėt e saj nė Europė. Kanė qenė mijėra shqiptarė, qė nė sy tė vėzhguesve tė rreptė deri skeptik dhjetėvjeēar, kanė treguar se ne nuk jemi mė ata qė duhet tė shahemi, ata qė nuk zbatojmė rregullat dhe standartet e Europės, ata qė mbushin kronikat e kėqija tė gazetave plaka tė stėrvitura me servirjen e sė keqes pėr tė vegjėlit.

Kemi demonstruar dje nė zemėr tė Europės se jemi qytetarė tė mirė europianė, kemi pėrparuar me shpirt nėpėr dhėmbė, sakrifica pa masė, kudo, pra edhe nė sport, nuk kemi vjedhur mė tė drejtat televizive pasi njė prej kanaleve private kombėtare, TV Klan, pagoi para pa masė, duke plotėsuar trinomin e dinjitetit qė vendosi dje pėrfundimisht rezultatin 3-0 nė favorin tonė kundėr kritikėve tanė.

14 shqiptarė nė njė fushė futbolli dhe mbi 12 mijė tė tjerė nė njė arenė tė huaj, kanė dhėnė dje shfaqjen mė dinjitoze tė pėrparimit (futbollistėt e ekipit kombėtar shqiptar), qytetarisė e komunitetit civil (12 mijė shqiptarėt nga Shqipėria dhe gjithė Europa).

Aq domethėnėse ishte kjo, sa zėri i ngritur - karakteristik genetike e ēdo shqiptari - dje kishte motivin mė tė fortė pėr tė konfirmuar: Po! Ne jemi ata shqiptarėt e Ballkanit! Ne jemi ata shqiptarėt e Ballkanit tė denjė pėr Europėn, nė ēdo gjė; nė qytetari, rregull, respekt, kulturė dhe sė fundi, edhe nė sport.

Dje, nė Leverkusen tė Gjermanisė, jemi shfaqur nė sy tė qytetarėve tė Europės kuq e zi, por tė barabartė me ta, tė denjė edhe ne pėr standartin e tyre.

Sepse, mbėrritėm nė Gjermani qė prej 48 orėsh deri 4 orė para ndeshjes, duke respektuar rregullat e lėvizjes sė lirė nė Europė, madje, edhe ato tė vėshtirat deri diku tė papėrtypshme pėr "ekstrakomunitarėt" - siē na pėrthėrrasin - tė identifikuar jo thjesht nga njė pasaportė e Republikės sė Shqipėrisė me vizė europiane, por edhe nga rroba, ngjyra dhe flamuri i kombit.

Nuk ishim pak, plot 12 mijė vetė. Nuk fyem kėrkėnd, nuk thyem njė xham, nuk u pėrleshėm me ultrasit kundėrshtarė gjermanė, kėnduam himnim tonė, respektuam himnim e mikpritėsve, nuk shkaktuam as incidentin mė tė vogėl nė njė arenė ku kishte mbi 22 mijė njerėz, tė gjithė nėn ndikimin e emocioneve tė forta.

Kėtė e bėmė ne, shqiptarėt e Ballkanit, si askush tjetėr nga ky rajon, madje duke bėrė diferencėn edhe me ata qė Europa kritike u zgjat dorėn vazhdimisht. Gjermanėt tė paktėn tashmė e dinė se cilėt janė shqiptarėt.

Kjo ishte e para. Sepse tė tjerat ndodhen nė fushė. 11 "luanė shqiptarė" kanė bėrė dallim nga tre herė kampionėt e botės thjesht nga ngjyra e bluzės - siē kryebashkiaku i Tiranės citoi mbrėmė kampionin e madh gjerman Jurgen Kohler. Kemi luajtur shumė, mbase si asnjėherė tjetėr, kemi pėsuar gol por kemi barazuar me njė supergol. Pėr fat tė keq, kur gjithshka po ndahej ashtu siē qe luajtur loja, arbitri, njė italian i ndershėm, bėri ēudinė, pėr tė cilėn nė Itali, do ta kishin fshirė nga skerma me emrat e njerėzve qė gjykojnė ndeshjet qindramilionėshe tė "serisė A".

Geri Ēipi, mė i miri i shqiptarėve nė fushė, prej minutash po e ndjente qė do tė mbyllej kėshtu. Nga ekrani, nė katėr raste, pamė qendėrmbrojtėsin shqiptar tė ulėrinte nė drejtim tė arbitrit anėsor qė e ngrinte flamurin me besimin pėr tė gjetur rastin kur s’duhet ta bėnte mė kėtė. Dhe e gjeti nė mėnyrėn mė tė pashembullt, mė tė hapur turpėsisht, kur 4 gjermanė dhe njė i pestė qė mori topin, nė mėnyrė tė pabesueshme edhe nga ata vetė, bėnė njė gol qė turpėsisht u njoh si i tillė.

Megjithatė, shqiptarėt nuk protestuan, respektuan vendimin e tij. Pranuan tė ulin kokėn dhe tė vuajnė dėshpėrimin e tyre.

Muaj mė parė, pas njė ndeshjeje mes Francės dhe Portugalisė, kam dėgjuar "Topin e Artė tė Europės" Luis Figo tė fliste pėr njė trafik tė turpshėm nė dėm tė skuadrave tė vogla dhe nė favor tė skuadrave tė mėdha. Dje, kampioni u bė vėrtet i besueshėm.

Gjyqtari italian u dhuroi gjermanėve atė qė s’e meritonin nė fushė, por e meritonin se ishin tė mėdhenj.

Kjo ndodhi thjesht me njė ndeshje futbolli. Urojmė qė tė mos ndodhė mė me gjerat e tjera mė serioze tė Europės sė Bashkuar, me marrėdhėniet mes nesh dhe tyre.

Dje, ne humbėm njė ndeshje futbolli, por fituam nė mėnyrė tė thellė ndeshjen me kritikėt e Europės.

Pas kėsaj, anglezėt qė do tė zbresin tė mėrkurėn nė Tiranė, do tė kenė parasysh mė mirė se kanė pėrballė, nė njė vend tė Europės, 11 shqiptarė qė nuk luajnė thjesht pėr gol, por pėr dinjitetin e popullit tė tyre nė Europė.

Rudi Fėler e Berti Vogst paralajmėruan dhe i pėrsėritėn vetes pikėrisht kėtė, dy ditė para ndeshjes sė djeshme. Nuk kishin bėrė gabim.

 

Michael Jordan planifikon tė kthehet nė NBA

Nėse besohet raporti nė numrin e kėsaj jave tė revistės "Sports Illustrated", Liga "NBA" nuk do tė ketė nevojė edhe gjatė kohė tė brengoset pėr rėnien e rejtingut tė saj ose pėr interesimin e dobėt qė ka publiku pėr tė.
Nė numrin e ri tė revistės, i cili del mė 19 mars tė kėtij viti, citohet njė burim i afėrt me legjendėn e basketbollit Michael Jordan, se ai - pronar aktual i ekipit "Washington Wizards", ėshtė "90 pėr qind i bindur" qė tė kthehet nė stinorin e ardhshėm dhe tė luajė pėr ekipin e tij.
Pėr ta realizuar kthimin e tij, Jordani do tė duhet tė heqė dorė nga pronėsia e tij, gjegjėsisht nga aksionet qė i ka nė klub, pasi qė ajo ėshtė kundėr rregullave tė NBA-sė qė njė lojtar tė jetė edhe pronar i ndonjė ekipi.
Njė hap i tillė nuk do tė jetė i paparashikueshėm. Nė vitin 1996, Magic Johnson hoqi dorė nga pjesa e tij e pronėsisė nė Los Angeles Lakers, pėr tė bėrė njė kthim tė shkurtėr si lojtar i atij klubi.
Raporti, ku thuhet se Jordani do tė mund tė kthehet, pėr tė ndihmuar krijimin e njė ekipe mė tė mirė, po ashtu thotė se edhe Charles Barkley planifikon tė kthehet nga pensioni dhe tė luajė sė bashku me shokun e tij tė mirė, Jordanin.
Jordan nuk iu ėshtė pėrgjigjur paraqitjeve telefonike nga "Sports Illustrated". Barkley pa i pėrgėnjeshtruar thashethemet tha: "Do tė jenė tė nevojshme kushte tė jashtėzakonshme qė tė mė kthejnė nga pensioni".
38 vjeēari Jordan, nga basketbolli ėshtė tėrhequr nė vitin 1998, pas marrjes sė kampionatit tė gjashtė tė ekipit "Chicago Bulls" brenda 8 stinorėve.
Karrierėn e tij e pėrfundoi nė mėnyrė tė jashtėzakonshme, duke shėnuar pikat e fundit dhe duke korrė fitore kundėr ekipit "Utah Jazz" nė ndeshjen tejet dramatike dhe vendimtare tė Finales sė vitit 1998.

Malesia-Team

 

 

 

26-03-2001


Gjekė Dushaj
"Mos Lėndo"


MALESIA


Bukuroshja

Arkivi i bukurosheve

Ferrari 360
Spider

Mercedes C Sportcoupe


New
Audio & CD

 
      N.Y.C-LIVE


Radio e vetme private kombetare ne Shqiperi


 

 

 

 

 

 

 

 

 

Vizitues:

Copyright © 2000-2001 Malesia.org
Ky eshte sajti oficial i Malesise - Kopjimi eshte i ndaluar
on-line since 14.10.2000.  - Tuz-Malėsi

1